Vizita në Athinë/ Rama tregon detaje nga takimi me kryeministrin grek, Mitsotakis
January 8, 2021
Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në ‘Twitter’ ka treguar detaje nga takimi që zhvilloi sot me homologun e tij grek Mitsotakis.
Kreu i qeverisë shqiptare shprehu falënderime në lidhje me mikpritjen, ndërsa theksoi se në fokus të bisedës së tyre ishte situata me Covidin apo dhe marrëdhëniet mes dy vendeve.
MESAZHI I RAMËS
Falenderues për shijen e shkëlqyer të mikpritjes në shtëpinë e kryeministrit Mitsotakis, ku bëmë një bilanc të situatës me Covidin, marrëdhënies mes dy vendeve tona dhe problematikave rajonale! Vullnet i plotë për ta zhvilluar bashkarisht më tej këtë marrëdhënie strategjike🇦🇱🤝🇬🇷
Eunews.al
Ndiqe
0 Comments







