Dëmet nga tërmeti, Banka Europiane për Zhvillim 500 mijë euro për rimëkëmbjen

30 Jan 2020 22:29
Shpërndaje:

Zëvendësguvernatori i Bankës Europiane për Zhvillimi (CEB),  Tomas Bocek, gjatë një takimi në Tiranë me ministren e Financave dhe të Ekonomisë, Anila Denaj shprehu gatishmërinë për të ndihmuar me financime për rimëkëmbjen nga pasojat e tërmetit, që preku vendin tonë.

Ministrja Denaj, bën të ditur se, CEB është e pranishme në Shqipëri që prej vitit 2002 dhe ka financuar disa projekte në fushën e shëndetësisë, si godina e kirurgjisë në QSUT dhe është në ndërtim spitali i ri i sëmundjeve të brendshme.

Ndërsa gjatë takimit me ministren Denaj, zv.guvernatori Bocek premtoi edhe mbështetje në fushën e banesave sociale dhe projekte të reja me fokus social.

Reklamë Ola

“Një falenderim të veçantë për shumën prej 500 mijë eurosh të dhuruar nga CEB”,  shprehet Denaj.

Eunews.al

Reklamë InterMedika
0 0 votes
Article Rating
0
Would love your thoughts, please comment.x