Ambasada e Gjermanisë në Tiranë ka uruar të gjithë shqiptarët me rastin e 114-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë, duke riafirmuar mbështetjen e Berlinit për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasada publikoi flamurin kombëtar shqiptar, shoqëruar me një mesazh urimi në gjuhën shqipe dhe gjermane.
“Ambasada Gjermane i uron të gjithë shqiptarët me rastin e Festës së Pavarësisë! Ne qëndrojmë në krah të Shqipërisë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian”, thuhet në mesazh.
Urimi i ambasadës nënvizon marrëdhëniet e miqësisë dhe partneritetit ndërmjet Shqipërisë dhe Gjermanisë, duke rikonfirmuar mbështetjen gjermane në një moment të rëndësishëm për avancimin e procesit të integrimit evropian të vendit.


