Rama: Konferenca e Investimeve BE–Ballkani Perëndimor vijon sot në Tiranë

26 Nov 2026 • 09:56
Shpërndaje:

Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e kësaj të enjteje pamje nga dita e parë e Konferencës së Dytë të Investimeve BE–Ballkani Perëndimor, e cila po zhvillohet në Tiranë.

Përmes një postimi në Facebook, kreu i qeverisë theksoi se kryeqyteti shqiptar po mirëpret mbi 600 investitorë nga Evropa dhe rajoni, si dhe personalitete të politikës evropiane e ekonomistë të njohur.

“Mirëmëngjes dhe me disa fragmente nga dita e parë e Konferencës së Dytë të Investimeve BE–Ballkani Perëndimor, ku Tirana po mirëpret mbi 600 investitorë nga Europa e rajoni, si edhe figura të shquara të politikës europiane e ekonomistë të mirënjohur, e ku sot konferenca vijon me të tjerë të ftuar, diskutime e takime pune, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Reklamë Ola

Punimet e konferencës vijojnë sot me panele diskutimi dhe takime ndërmjet përfaqësuesve të institucioneve dhe komunitetit të biznesit, me fokus nxitjen e investimeve të huaja, forcimin e bashkëpunimit ekonomik rajonal dhe integrimin gradual të Ballkanit Perëndimor në tregun evropian.

Në përmbyllje të konferencës dyditore pritet të mbajnë fjalën kryeministri Edi Rama dhe komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos.

Reklamë InterMedika