Rusia akuza Estoninë: Po na shtyni drejt një lufte të hapur

24 Nov 2026 • 01:42
Shpërndaje:

Ministria e Jashtme ruse ka akuzuar Estoninë për veprime armiqësore, duke paralajmëruar se ato mund të çojnë drejt një lufte të hapur me Rusinë.

Zelensky paralajmëron s*lme të reja ajrore ruse: Inteligjenca ka zbuluar përgatitjet e Moskës

Deklarata vjen pasi Estonia njoftoi se do të mbyllë pikat e kalimit kufitar me Rusinë nga 1 dhjetori, për të paktën gjashtë muaj. Moska akuzon gjithashtu Talinin se lejon përdorimin e hapësirës së saj ajrore nga Ukraina për sulme ndaj objektivave ruse, pretendim që Estonia e ka mohuar.

Reklamë Ola

Tensionet u shtuan pasi autoritetet estoneze akuzuan shërbimet ruse për përpjekje për zjarrvënie ndaj një kompanie të mbrojtjes. Moska mohon çdo përfshirje në këtë incident.