Erdogan paralajmëron kundër sulmeve ndaj Iranit: Ia kam shprehur shqetësimin Trumpit

09 Nov 2026 • 15:27
Shpërndaje:

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka shprehur shqetësimin për mundësinë e një vale të re sulmesh ushtarake kundër Iranit, duke theksuar se Ankaraja kundërshton përshkallëzimin e mëtejshëm të tensioneve në Lindjen e Mesme.

Duke folur për gazetarët pas kthimit nga Azerbajxhani, Erdogan bëri të ditur se shqetësimet e Turqisë ia kishte përcjellë edhe presidentit amerikan, Donald Trump, gjatë një bisede telefonike të zhvilluar së fundmi.

“Ne theksojmë në çdo rast se këto çështje mund të zgjidhen përmes dialogut dhe diplomacisë. Fatkeqësisht, po shohim përsëri një ndryshim negativ në zhvillime. Po bëjmë çmos për ta parandaluar këtë”, deklaroi presidenti turk.

Reklamë Ola

Erdogan nënvizoi se Turqia nuk dëshiron të shohë një raund të ri sulmesh ndaj Iranit dhe se përpjekjet diplomatike duhet të mbeten rruga kryesore për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.

Deklaratat e tij pasqyrojnë shqetësimin e Ankarasë për rrezikun e një përshkallëzimi të ri ushtarak në rajon.

Reklamë InterMedika

Turqia po kërkon shmangien e një konflikti të mëtejshëm, duke këmbëngulur në dialogun dhe diplomacinë si instrumente për ruajtjen e stabilitetit në Lindjen e Mesme.