Holanda propozon Klaas Knot për të pasuar Lagarde në krye të BQE-së

04 Nov 2026 • 17:22
Shpërndaje:

Holanda ka propozuar zyrtarisht Klaas Knot, ish-president i bankës qendrore holandeze, si kandidat për drejtimin e Bankës Qendrore Europiane. Propozimi u njoftua nga ministri i Financave, Eelco Heinen, në parlamentin në Hagë.

Kandidatura vjen pasi presidentja aktuale e BQE-së, Christine Lagarde, ka njoftuar synimin për t’u larguar nga detyra në fillim të shkurtit.

Knot, 59 vjeç, drejtoi bankën qendrore holandeze nga viti 2011 deri në vitin 2025. Ekonomist me doktoraturë, ai konsiderohet një nga favoritët për të pasuar Lagarde në krye të institucionit monetar të eurozonës.

Reklamë Ola

Në garë është edhe spanjolli Pablo Hernández de Cos. Ndërkohë, presidenti i Bundesbank-ut, Joachim Nagel, ka shprehur interes për postin, megjithëse shanset e tij vlerësohen më të kufizuara.

Vendet e eurozonës kanë afat deri të premten për të paraqitur zyrtarisht kandidaturat e tyre. Diskutimet për pasuesin e Lagarde pritet të zhvillohen javën e ardhshme.

Reklamë InterMedika