SHBA, mbi 40 milionë dollarë për sigurinë kibernetike të Shqipërisë

04 Nov 2026 • 15:19
Shpërndaje:

Shtetet e Bashkuara kanë investuar më shumë se 40 milionë dollarë për forcimin e mbrojtjes së Shqipërisë ndaj kërcënimeve kibernetike të sponsorizuara nga qeveri të huaja, sipas Ambasadës Amerikane.

Në Konferencën Kombëtare të Sigurisë Kibernetike të Shqipërisë, ambasadori amerikan, Eric Wendt, vlerësoi përparimin e vendit në rritjen e qëndrueshmërisë digjitale dhe zhvillimin e kapaciteteve profesionale për përballimin e këtyre kërcënimeve.

Ai veçoi rëndësinë e partneritetit me Shtetet e Bashkuara në trajnimin e ekspertëve të ardhshëm të sigurisë kibernetike, përfshirë përmes programeve si CyberNext.

Reklamë Ola

Ambasada theksoi se bashkëpunimi synon forcimin e infrastrukturës digjitale dhe rritjen e sigurisë së përbashkët të Shqipërisë, Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të NATO-s.

“Së bashku, po ndërtojmë një infrastrukturë digjitale më të fortë e më të sigurt për Shqipërinë, Shtetet e Bashkuara dhe NATO-n”, thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane.

Reklamë InterMedika