NATO zhvillon në Letoni stërvitjen më të madhe për dislokimin e brigadave

02 Nov 2026 • 16:18
Shpërndaje:

Rreth 3 mijë ushtarakë dhe 1 mijë mjete e pajisje ushtarake po marrin pjesë në një stërvitje të NATO-s në lindje të Letonisë, pranë kufijve me Rusinë dhe Bjellorusinë.

Sipas raportimit të NEXTA-s, bëhet fjalë për stërvitjen më të madhe të organizuar deri më tani për dislokimin e brigadave, jo për manovrat më të mëdha të NATO-s në tërësi.

Gjatë saj, njësitë po ushtrojnë zhvendosjen dhe rishpërndarjen e forcave, mbështetjen logjistike, procedurat e komandimit dhe kontrollit, si dhe komunikimin ndërmjet trupave.

Reklamë Ola

Manovrat kanë nisur më 26 tetor dhe janë planifikuar të përfundojnë më 8 nëntor. Pas përfundimit të stërvitjes, forcat pjesëmarrëse do të rikthehen në bazat e tyre përkatëse.