Antonelli kampion bote në moshën 20-vjeçare, më i riu në historinë e Formula 1

02 Nov 2026 • 11:59
Shpërndaje:

Piloti italian Kimi Antonelli është shpallur kampion bote në Formula 1 në moshën 20-vjeçare, duke u bërë fituesi më i ri i titullit në historinë e këtij sporti.

Suksesi i pilotit të Mercedesit është përshëndetur nga kryeministrja italiane Giorgia Meloni dhe legjenda e motociklizmit Valentino Rossi, të cilët kanë vlerësuar talentin dhe përkushtimin e tij.

Në një postim në rrjetet sociale, Meloni e cilësoi arritjen si një burim krenarie kombëtare.

Reklamë Ola

“Një sukses që rikthen një pilot italian në majën e botës, duke shpërblyer talentin, angazhimin, vendosmërinë dhe përkushtimin. Një arsye për krenari të madhe për kombin tonë. Urime, Kimi!”, shkroi ajo.

Rossi: Mund të bëhet një nga më të mëdhenjtë

Reklamë InterMedika

Valentino Rossi, në një lidhje me “Sky Sport”, tha se ishte emocionuar jashtëzakonisht nga triumfi i Antonellit. Ai vlerësoi paraqitjet e pilotit gjatë kampionatit, duke theksuar se kishte bërë diferencën ndaj rivalëve, përfshirë edhe shokun e skuadrës.

Sipas Rossit, Mercedes kishte makinën më të mirë, por nuk e kishte dominuar kampionatin. Për këtë arsye, ai ia atribuoi një pjesë të rëndësishme të suksesit aftësive dhe paraqitjeve të Antonellit.

“E kam ndjekur që kur ishte në karting. Më pëlqen ta krahasoj me veten dhe bëj tifo për të. Ai mund të bëhet një nga pilotët më të mëdhenj në historinë e Formula 1”, u shpreh Rossi.