Presidenti kinez Xi Jinping i bëri thirrje Gjermanisë të ndjekë një politikë “racionale, pragmatike dhe miqësore” ndaj Kinës, gjatë takimit të së premtes në Pekin me presidentin gjerman Frank-Walter Steinmeier.
Xi shprehu gjithashtu shpresën që Bashkimi Evropian të punojë në të njëjtin drejtim me Pekinin.
Ai deklaroi se Kina e ka parë gjithmonë BE-në si partnere dhe se marrëdhëniet me bllokun janë zhvilluar “në një frymë sinqeriteti dhe vullneti të mirë”.
Sipas presidentit kinez, bashkëpunimi duhet të ketë përparësi ndaj konkurrencës, ndërsa konsensusi të peshojë më shumë se dallimet.
Xi theksoi se, për sa kohë palët ruajnë partneritetin dhe dialogojnë si të barabarta, “dallimet dhe problemet mund të zgjidhen gjithmonë”.


