Rreth 70 mijë efektivë policie do të angazhohen në të gjithë Francën për të garantuar rendin dhe sigurinë gjatë demonstratave të paralajmëruara për të shtunën, më 31 tetor.
Ministri i Brendshëm, Laurent Nuñez, njoftoi të enjten mobilizimin dhe paralajmëroi masa të rrepta ndaj incidenteve të dhunshme, si gjatë tubimeve, ashtu edhe pas përfundimit të tyre.
Sipas Nuñez, grupe të ekstremit të majtë kanë publikuar në rrjetet sociale thirrje për tubime të dhunshme, duke ngritur shqetësime për përshkallëzimin e situatës.
Autoritetet do të përforcojnë masat e sigurisë në qytetet franceze, me synim parandalimin e përplasjeve dhe ruajtjen e rendit publik.


