Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka miratuar një rezolutë që kërkon heqjen e embargos ekonomike, tregtare dhe financiare të Shteteve të Bashkuara ndaj Kubës.
Rezoluta mori 130 vota pro, 17 kundër dhe 25 abstenime. Shqipëria, e përfaqësuar nga ambasadorja Suela Janinaj, ishte mes vendeve që abstenuan.
Votimi pasqyron mbështetjen e shumicës së shteteve pjesëmarrëse për heqjen e kufizimeve amerikane ndaj Kubës.
Rezoluta shpreh qëndrimin e Asamblesë së Përgjithshme dhe nuk ka fuqi ligjore detyruese.


