Kryeministri Edi Rama ka përsëritur ftesën për dialog me studentët, duke shprehur gatishmërinë për t’u takuar me ta në çdo kohë.
Për të tretën ditë, ai ka publikuar në Facebook një video të sofrës prej guri të vendosur përpara Kryeministrisë, si një ftesë simbolike për bisedime.
Protestuesit, ndërkohë, vijojnë ta refuzojnë dialogun me kryeministrin dhe këmbëngulin në kërkesën për dorëheqjen e tij pa kushte.


