Drejtuesi Politik i PS për Qarkun Tiranë, Taulant Balla, mori pjesë në ceremoninë e hapjes së TUMO në Kamëz, një hap i rëndësishëm për zgjerimin e edukimit teknologjik dhe krijimin e mundësive të reja për të rinjtë.
Pas Tiranës, TUMO vjen edhe në Kamëz, duke sjellë një mundësi të re për të rinjtë e moshës 12–18 vjeç, të cilët do të kenë mundësi të zhvillojnë aftësitë digjitale, kreativitetin dhe talentin e tyre.
Falë mbështetjes së Kryeministrit Edi Rama dhe në bashkëpunim me Fondacionin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF), Bashkinë Kamëz dhe TUMO Piramida, nis rrugëtimi për krijimin e qendrës së parë satelitore TUMO jashtë Tiranës.
Kjo nismë synon të afrojë edukimin teknologjik me të rinjtë, duke u ofruar hapësira dhe mundësi për të eksploruar teknologjinë, për të zhvilluar aftësitë krijuese dhe për t’u përgatitur për sfidat e së ardhmes.


