Zogaj analizon rrudhjen e protestës: Humbi sekreti i masivitetit, bashkimi në diversitet

09 Oct 2026 • 12:20
Shpërndaje:

Analisti Preç Zogaj e vlerësoi protestën e nisur në qershor si protestë të madhe popullore, por tha se rrugës humbi masivitetin, bashkimin në diversitet. Ai deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus se protesta nxorri një panoramë që dihej se ekzistonte në vend.

“Në ato momente kulmore protesta ekspozoi mbështetjen e madhe popullore. Nxorri një fotografi që e dinim se ekzistonte.

Në vijim edhe ata që ishin në krye të protestës e kanë për detyrë të analizojnë protestën. Kemi folur për arsye të padështueshme.

Reklamë Ola

Unë shoh që përgjatë kohës humbi sekreti i masivitetit të protestës, bashkimi në diversitet. U bashkuan ekstremi i majtë, radikalë të majtë, socialistë të zhgënjyer, korente liberaldemokrate, deri te nacionalistë folklorikë. Ky ishte konglomerati”- tha Zogaj.