Ligji për Specialen, Çitaku: Kurti të rikthehet në Kuvend dhe ta votojë

06 Oct 2026 • 10:34
Shpërndaje:

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, i ka bërë thirrje këtë mëngjes kryeministrit Albin Kurti që të rikthehet në Kuvend dhe të votojë ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara, ndërsa në orën 12:00 është paralajmëruar një tjetër protestë para Kuvendit.

“Albin, eja në Kuvend. Eja dhe ta votojmë ligjin. Mos nxit. Mos provoko”, shkroi Çitaku në Facebook.

Ajo akuzoi gjithashtu Kurtin për ndërhyrjen e Policisë gjatë përplasjeve të djeshme me protestuesit.

Reklamë Ola

“Mos e urdhëro Policinë të ushtrojë dhunë ndaj vajzave e djemve që sot janë në sheshe duke kërkuar drejtësi për një vepër që na dha lirinë”, shkroi Çitaku.