Tirana mbledh Europën, në fokus anëtarësimi i Shqipërisë në BE

28 Sep 2026 • 08:28
Shpërndaje:

Tirana do të presë këtë të hënë Konferencën Ndërparlamentare “Agjenda strategjike për zgjerimin e BE-së dhe anëtarësimin e Shqipërisë”, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të institucioneve shqiptare dhe atyre europiane.

Konferenca, e organizuar nga Kuvendi i Shqipërisë, nis në orën 10:00 në Hotel Plaza. Kryeministri Edi Rama do të jetë i pranishëm dhe do të mbajë një fjalë përshëndetëse.

Në aktivitet do të flasin gjithashtu kryetari i Kuvendit Niko Peleshi, ambasadorja e BE-së në Shqipëri Sofia Moreira de Sousa dhe raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian Andreas Schieder. Konferenca do të mbledhë edhe përfaqësues të Parlamentit Europian dhe parlamenteve të vendeve të tjera europiane.

Reklamë Ola

Diskutimet do të ndahen në tre sesione, duke nisur me agjendën e zgjerimit të BE-së dhe rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit. Më pas do të trajtohet zgjerimi si faktor për reformat, stabilitetin dhe sigurinë, si dhe roli i parlamenteve në avancimin e procesit të integrimit.

Nga opozita pritet të marrin pjesë deputetët Jorida Tabaku, Albana Vokshi dhe Agron Gjekmarkaj.

Reklamë InterMedika

Konferenca zhvillohet në një fazë të avancuar të negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian, ndërsa në fokus do të jetë edhe vijimi i reformave dhe forcimi i bashkëpunimit ndërparlamentar në procesin e integrimit.