Taulant Balla ka publikuar një video nga New York-u, ku shfaqet së bashku me një shqiptar që, sipas tij, është pjesë e Departamentit të Policisë së New York-ut (NYPD).
Balla e prezanton atë si Gerti Shota, me origjinë nga Kruja, ndërsa në pamjet e publikuara ky i fundit shfaqet me uniformë policie.
“Respekt për shqiptarët e New York. Gerti Shota nga Kruja, pjesë e NYPD”, shkruan Balla krahas videos së publikuar në rrjetet sociale.
Në video, Balla ndalet për të prezantuar shqiptarin që shërben në policinë e metropolit amerikan, duke vënë në pah praninë e shqiptarëve në institucionet amerikane.
Postimi vjen gjatë qëndrimit të Ballës në Shtetet e Bashkuara, në një javë me aktivitete të shumta të përfaqësuesve shqiptarë në New York.


