×
Saturday, December 13, 2025

19 filma ikonë të ish-Kinostudios “Shqipëria e Re” të restauruara në 4K

November 20, 2025


Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit (AQSHF) ka restauruar deri tani 19 filma të ish-Kinostudios “Shqipëria e Re”.

Kryeministri Edi Rama, ndau në rrjetet sociale një video me pjesë të filmave të restauruar, teksa shkruan se “19 filma ikonë të ish-Kinostudios “Shqipëria e Re”, me figurë, zë dhe ngjyra të rikthyera mjeshtërisht në 4K nga Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit, që së shpejti do të shfaqen ekskluzivisht në ekranin e RTSH”.

Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit nisi punë me restaurimin veprave filmike në vitin 2012 në bashkëpunim edhe me studiot e huaja. Filmat që janë restauruar deri tani janë prodhime kinematografike para viteve ’90 në vendin tonë.

Këto produksione kanë kaluar në një proces të mirëfilltë dixhitalizimi si në video ashtu edhe në audio për të qenë një pasuri e veçantë në fondin e kinematografisë shqiptare.




Comments are closed.