11 vjet pas Conchita Wurst, Eurovisioni rikthehet në Vjenë

20 Aug 2025 10:17
Shpërndaje:

Eurovisioni po rikthehet në Vjenë, në tempullin e muzikës klasike, e cila doli më e preferuar ndaj qytetit malor të Innsbruck, njoftoi sot transmetuesi publik austriak ORF, i cili do të presë konkursin e këngëve të vitit të ardhshëm, finalja e të cilit është planifikuar për më 16 maj.

Kryeqyteti me më shumë se dy milionë banorë kishte aplikuar me sloganin “Evropë, a do të kërcejmë?” duke u bazuar në suksesin e edicionit të vitit 2015, pas triumfit të mbretëreshës me mjekër, Conchita Wurst.

Këtë herë, ishte artisti i ri JJ, një tenor austriako-filipinas 24-vjeçar, i cili mori trofeun.

Reklamë Ola

“Reputacioni i Vjenës si një nga qytetet më të rëndësishme muzikore në botë dhe vendndodhja e saj në zemër të Evropës, e bëjnë atë qytetin ideal pritës për këtë konkurs të 70-të”, komentoi Martin Green, drejtori i Eurovisionit, në një deklaratë pasi vendimi u njoftua në ORF.

Vjena priti gjithashtu Eurovisionin në vitin 1967, pak më shumë se 10 vjet pas krijimit të tij.

Reklamë InterMedika

Por, eventi aktual nuk ka asgjë të përbashkët me ditët e tij të hershme: ai është tani më ekstravagant dhe spektakolar dhe ndiqet nga 166 milionë shikues në 37 vende dhe po tërheq brezin e ri në median sociale.