×
Friday, March 28, 2025

Zyrtarët e lartë polakë nuk respektojnë masat kundër koronavirusit

April 11, 2020


Zyrtarë të lartë të qeverisë polak si edhe anëtarë të lartë të partisë qeverisëse ”Ligj dhe Drejtësi” (PiS) janë nën kritikat e forta të opinionit publik vendas për mosrespektimin e masave paraprake kundër koronavirusit, të vendosura nga Ministria polake e Shëndetësisë gjatë përkujtimeve të 10-vjetorit të rrëzimit të aeroplanit presidencial në Smolensk.

Kreu i PiS-it, Jaroslaw Kaczynski, kryeministri Mateusz Morawiecki, së bashku me dy zëvendësit e tij dhe kryetaren e Dhomës së Ulët të parlamentit, Elzbieta Witek, ishin midis zyrtarëve që dje vendosën kurora në monumente kushtuar viktimave të rrëzimit të aeroplanit në vitin 2010, në të cilin vdiqën 96 persona, përfshirë presidentin Lech Kaczynski.

Pamjet dhe fotot nga ngjarja shkaktuan zemërim në mediet sociale.

Përdoruesit e tyre thanë se zyrtarët refuzuan ndalimin zyrtar të tubimeve të më shumë se dy personave dhe nuk arritën të respektonin distancën e kërkuar prej dy metrash mes njëri-tjetrit.

“Distancat me siguri duhet të ishin më të mëdha”, deklaroi ministri i Shëndetësisë, Lukasz Szumowski.

Megjithatë, ai mbrojti qeverinë, duke thënë se përkujtimet e 10-vjetorit të rrëzimit të avionit ishin kufizuar në mënyrë radikale për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Eeunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments