×
Friday, March 28, 2025

Zhvillimet në rajonin e Ballkanit, Dendias bisedë telefonike me kryeministrin Rama

January 6, 2021


Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias kanë zhvilluar një telefonatë. Lajmi është bërë i ditur nga ministri grek.

Sipas kreut të diplomacisë greke, gjatë bisedës së tyre, ata diskutuan zhvillimet e fundit rajonale. “Në një komunikim në telefon me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama biseduam për zhvillimet e fundit”, shkruan Dendias.

Kujtojmë se dekreti presidencial i Greqisë për zgjerimin deri në 12 milje në detin Jon ka sjellë reagime të forta, ndërsa opozita ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama.

Gjithashtu në një postim të mëparshëm, Ministria e Jashtme përgëzoi Ministren e re të Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhacka , për detyrën e saj. Për më tepër, pala greke shprehu pritshmërinë e Greqisë dhe Shqipërisë për të vazhduar bashkëpunimin e tyre në një gamë të gjerë çështjesh me interes të përbashkët. g.v/abcnews.al

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments