×
Monday, March 8, 2021

Zgjedhjet në SHBA/ Vjen reagimi i parë nga politika shqiptare, Balla: Biden dhe demokratët morën votën më të lartë popullore në historinë e SHBA

November 5, 2020

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla është politikani i parë shqiptar që ka reaguar në lidhje me zgjedhjet presidenciale në SHBA.

Përmes një postimi në Twitter Balla deklaron se Joe Biden dhe demokratët në SHBA morën votën më të lartë popullore në historinë e SHBA.

Kujtojmë se Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Taulant Balla mori pjesë në Konventën Demokrate Amerikane në muajin gusht, ku Joe Biden u zgjodh zyrtarisht kandidati demokrat dhe është i vetmi politikan shqiptar që deklaroi hapur simpatinë për demokratët dhe Joe Biden.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

“Joe Biden dhe Demokratët morën votën më të lartë popullore në historinë e SHBA. Demokracia e SHBA mbizotëron. “Zgjedhjet i përkasin njerëzve. Është vendimi i tyre. Nëse ata vendosin t’i kthejnë shpinën zjarrit, do të digjen dhe kështu do tu duhet të ulen mbi plagët e tyre të djegura”- Abraham Lincoln

Eunews.al

Komente

avatar
  Ndiqe  
Me lajmëro për