×
Saturday, April 17, 2021

Zgjedhjet në SHBA: Pritshmëritë dhe shqetësimet e BE

November 5, 2020

Me deklaratën e tij të njëanshme për fitoren, Donald Trump ka shkaktuar reagime të politikanëve evropianë. Fituesi i zgjedhjeve presidenciale në SHBA ende nuk dihet.

Ende nuk dihet se kush i ka fituar zgjedhjet presidenciale në SHBA, për shkak të shumë votave që janë dërguar me postë. I ngarkuri i BE për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, u shpreh në mënyrë diplomatike për ecurinë e deritanishme. Ashtu siç i takon. “Populli amerikan ka folur”, shkruan ai në Twitter. “Ndërsa po priten rezultatet e zgjedhjeve, BE-së i mbetet të punojë në forcimin e partneritetit transatlantik, i cili për bazë ka vlerat dhe historinë e përbashkët.”

Ish-ministri i Jashtëm i Spanjës e di natyrisht që në rast të fitores së Donald Trumpit, ai duhet të vazhdojë bashkëpunimin me një president i cili në BE konsiderohet si relavitisht i paparashikueshëm. Sipas vlerësimeve të ekspertit të BE Janis Emmanouilidis nga European Policy Centre, presioni ndaj Evropës do të shtohej nëse Trump fiton edhe një mandat të dytë.

Bütikofer: “Sulm ndaj demokracisë”

Më pak i përmbajtur tregohet eksperti i ekologjistëve për politikën e jashtme në Parlamentin Evropian, Reinhard Bütikofer. Ai deklaroi se përpjekja e presidentit Trump që t’i japë fund numërimeve në një shtet federal amerikan, përbën një “sulm të pashembullt ndaj demokracisë”.

Bütikofer thotë se nuk ka ndodhur kurrë në historinë e SHBA-së që një kandidat për president të shpallë fitoren para numërimit të votave, nddërsa nuk dihet qartë se kush është fituesi. Bütikofer u bëri thirrje “zërave të matur tek republikanët” që të kundërshtojnë deklarimet të tilla të presidentit të tyre.

Presidenti Donald Trump ka deklaruar në Shtëpinë e Bardhë, se ai i ka fituar disa nga shtetet e rëndësishme, para numërimit të të gjitha votave dhe para publikimit të rezultateve nga autoritetet zyrtare. Trumpi tha se do të ankohet në Gjykatën më të lartë të SHBA që të mos numërohen votat që nuk kanë mbërritur deri tani. Disa orë më parë, edhe kandidati i demokratëve, Joe Biden, tha se “është në rrugën e fitores.”

Kryeministri i Sllovenisë: “Trumpi ka fituar!”

Janez Jansha, kryeministri i Sllovenisë, e cila është anëtare e BE, mbështeti anën e Trumpit. Në twitter ai shkruan se “ësthë e qartë që populli amerikan e ka rizgjedhur Trumpin në postin e presidentit”.

“Zvarritjet dhe mohimet e fakteve nga mediat e etabluara do ta bëjnë fitoren e presidentit edhe më të madhe.” Konservatori Jansha dyshon ndaj politikës së tanishme ndaj klimës, ashtu si edhe Trumpi. Ai angazhohet po ashtu që qytetarët sllovenë, si edhe amerikanët, të kenë të dretjën e mbajtjes së armëve.

Lufta e mundshme tregtare

Ish-presidentja e Lituanisë, Dalia Grybauskaite, i tha Deutsche Welle-s se zhvillimet po shkojnë në një drejtim jo të mirë. Ajo u shpreh e shqetësuar për mundësinë e thellimit të përçarjeve të shoqërisë amerikane. Nëse Trumpi fiton mandatin e tij të dytë, ai do të bëhet edhe më i paparashikueshëm. “Në skenën ndërkombëtare do të jetë shumë vështirë të flitet dhe mendohet për instituticionet ndërkombëtare dhe raportet tansatlantike”, tha Grybauskaite.

Lituania nuk sheh ndonjë problem tek zgjedhja e Trumpit edhe për aleancën e NATO-s. “Ai është i detyruar për mëbështetje”, thotë Grybauskaite. Por mund të ketë probleme me BE, sepse mund të shpërthejë ndonjë luftë e re tregtare. BE tani duhet të oganizohet vet më mirë për mbrojtje karshi interesave të Rusisë në Evropë. Grybauskaite mendon se NATO-n do ta mbështesin të dy – Donald Trump dhe Joe Biden, pavarësisht se cili zgjidhet për president.

Eunews.al

Komente

avatar
  Ndiqe  
Me lajmëro për