×
Tuesday, June 16, 2026

Zgjedhjet në SHBA, ekipi i Trump kërkon rinumërim të votave në Uiskonsin

November 4, 2020


 Presidenti amerikan në ikje, Donald Trump do të kërkojë një rinumërim të votave në shtetin e Wisconsin, ku rivali i tij, Joe Biden duket se ka një kryesim të lehtë, sipas rezultateve të pjesshme, njoftoi sot drejtori i fushatës.

“Parregullsi janë njoftuar në disa qarqe në Wisconsin të cilat hedhin dyshime serioze mbi vlefshmërinë e rezultateve”, shkroi Bill Stepien në një komunikatë.

“Presidenti është në marzhin që mundëson të kërkojë një rinumërim dhe ne do ta bëjmë menjëherë”, shtoi ai.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
oldest
newest most voted