×
Wednesday, May 25, 2022

Vrasja e gazetarit Jamal Khashoggi, dënohen me vdekje 5 persona

December 23, 2019

5 persona janë dënuar me vdekje dhe 3 të tjerë me 24 vite në lidhje me vrasjen e gazetarit disident saudit, Jamal Khashoggi. Verdikti u dha të premten nga gjykata saudite duke adresuar pjesërisht tronditjen që shkaktoi ngjarja tetorin e kaluar.

Një gjykatë në Arabinë Saudite ka dhënë dënimet e para për vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi.

Pas më shumë se një viti hetimi, prokurori i vendit njoftoi të hënën se 5 të dyshuar do të ekzekutohen, ndërsa 3 autorë do të dënohen me 24 vite burg.

Mes të hetuarve është edhe këshilltari i lartë i mbretërisë saudite, i cili tashmë ka fituar lirinë.

Khashoggi banonte në Amerikë dhe njihej si kritik i fortë i princit saudit të kurorës, Muhamed bin Salman.

Shkrimtari dhe opinionisti i gazetës Washington Post u vra brenda konsulatës së vendit të tij në Turqi 2 tetorin e vitit të kaluar, kur kishte hyrë për të marrë certifikatën e divorcit me ish-gruan, në mënyrë që të martohej përsëri.

Ai do të eliminohej nga vrasës me pagesë të ardhur nga Arabia Saudite, ndërsa trupi i tij i gjymtuar ende nuk është zbuluar.

Pasi mohoi fillimisht përfshirjen, mbretëria saudite do të pranonte pak muaj më vonë se vrasja makabër ishte urdhëruar nga zyrtarët e saj.

Shërbimet inteligjente turke thanë se akti ishte kryer me paramendim, ndërsa një raport i CIA-s hodhi dyshime se urdhri mund të jetë dhënë nga princi Salman, fakt i cili është mohuar kategorikisht.

Në dhjetor 2018, 59-vjeçari Khashoggi do të shpallej personi i vitit nga revista “Tajm” për kontributin në gazetari dhe në zbulimin e të vërtetave, pavarësisht persekutimit politik nga autoritetet saudite.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating
Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments