Von Der Leyen: Nevojiten sanksione të reja kundër Bjellorusisë
Nevojiten sanksione të mëtejshme kundër atyre që kanë shkelur vlerat demokratike ose kanë abuzuar me të drejtat e njeriut në Bjellorusi, tha sot në një shënim në Twitter, presidentja e Komisioni Europian, Ursula von der Leyen.
“Kam besim se diskutimi i sotëm i ministrave të vendet anëtare të BE-së do të demonstrojnë mbështetjen tonë të fortë për të drejtat e njeriut në Bjellorusi, për të drejtat themelore në përgjithësi dhe për demokracinë”, shtoi ajo.
Edhe ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas nuk përjashtoi mundësinë e vendosjes së sanksioneve kundër Bjellorusisë, pas një zgjedhjeje të diskutueshme presidenciale dhe represionit ndaj protestave të opozitës.
Maas bëri deklaratën e sipërcituar gjatë një takimi me homologen e tij norvegjeze, Ine Eriksen Soreide, një ditë para se ministrat e Jashtëm të BE të vendosin për një takim të jashtëzakonshëm në Bruksel për këtë çështje.
Eunews.al







