×
Tuesday, June 16, 2026

Vijon ‘shkërmoqja’ e LSI/ Drejtori ‘besnik’ i Metës i bashkohet Partisë Socialiste

January 9, 2021


Vijojnë largimet nga rradhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Këtë herë është ish-drejtori i portit të Durrësit dhe ish-drejtori i Aviacionit Civil, Aleksandër Lipivani i cili ka vendosur t’i bashkohet Partisë Socialiste.

Lipivani ka vendosur të bashkëngjitet me Partinë Socialiste dhe kryeministrin Edi Rama. Kjo lëvizje vjen pas dy të tjerave që ndodhën në ditët e fundit.

Së fundmi, ish-ministri i Drejtësisë Nasip Naço, një zë i rëndësishëm brenda radhëve të LSI-së, vendosi t’i bashkohet PS.  Nga Berati, ku u shfaq krah ministrit Blendi Klosi, ai tha se Shqipëria nuk ka nevojë për eksperimente, dhe se është me të majtën progesiste.

Edhe ish-ministri tjetër Lefter Koka, zgjodhi t’i bashkohet PS dhe braktisi LSI-në. Mbetet për t’u parë nëse do ketë largime të tjera nga kjo forcë politike.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
oldest
newest most voted