Ukrainë, Zelensky nënshkruan dekretin për rekrutimin e rezervistëve
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky nënshkroi një dekret për rekrutimin e qytetarëve që janë në rezervë ushtarake.
“Ne duhet të rindërtojmë shpejt ushtrinë ukrainase dhe formacionet e tjera ushtarake. Si Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës, kam nxjerrë një dekret për rekrutimin e rezervistëve në një periudhë të veçantë’’, theksoi Zelensky.
‘’Në të njëjtën kohë, për momentin ‘’nuk ka nevojë për mobilizim të përgjithshëm’’, shtoi ai.
Më 21 shkurt, presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi dekrete për njohjen e pavarësisë së të ashtuquajturës “Republika Popullore e Luhanskut” dhe “Republika Popullore e Donetskut”.
Këshilli i Federatës Ruse ratifikoi njëzëri traktatet e miqësisë dhe ndihmës reciproke, duke përfshirë ndihmën ushtarake, me pseudo-republikat “DPR” dhe “LPR”.