×
Tuesday, September 27, 2022

U akuza për plagjiaturë/ Dorëhiqet ministrja e Punës në Austri

January 10, 2021

Ministrja e Punës së Austrisë, Christine Aschbacher, ka dhënë dorëheqjen pas akuzave se ajo kishte kopjuar disa nga punimet e saj në universitet. Aschbacher mohoi të gjitha akuza, por u shpreh se është dorëhequr për të mbrojtur familjen e saj nga sulmet që i janë bërë.

Nuk mund të lejoj që kjo të vazhdojë për të mbrojtur familjen time. Për këtë arsye, unë jam duke dhënë dorëheqjen nga zyra”, tha ajo.

Ajo është e Partisë Popullore Konservatore Austriake, e cila udhëheq qeverinë e koalicionit, por ditët e fundit është vënë në qendër të akuzave pasi pretendohet se kopjoi të paktën një të pestën e punimit të saj të doktoratës, si dhe pjesë të tezës së saj të diplomës.

Akuzat janë bërë nga akademiku Stefan Weber, i cili është specializuar në studimin e plagjiaturës.

Sipas Weber, Aschbacher kishte marrë të paktën një të pestën e disertacionit të saj, të titulluar “Hartimi i një Stili Lidershipi për Kompanitë Inovative”, nga burime të tjera pa etiketuar siç duhet citimet

Kancelari Sebastian Kurz falënderoi Aschbacher për punën e saj dhe tha se një pasardhës do të emërohej të hënën.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments