Turqia dhe BE do të punojnë në një udhërrëfyes të ri



Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlüt Çavushoglu, theksoi se vendi i tij dhe Bashkimi Europian (BE) kanë rënë dakord të punojnë në një udhërrëfyes për avancimin e marrëdhënieve.
Gjatë vizitës së tij në Bruksel, Çavushoglu në një konferencë për media theksoi se homologët e tij në BE janë gjithashtu të vendosur të përmirësojnë marrëdhëniet me Turqinë, duke shtuar se “ne do të dëshironim ta shihnim këtë edhe në praktikë”.
Kryediplomati turk gjithashtu njoftoi se krerët e Këshillit Europian dhe Komisionit Europian do të vizitojnë Turqinë me ftesë të presidentit Recep Tayyip Erdoğan për bisedime mbi marrëdhëniet Turqi-BE.
Çavushoglu, i cili të mërkurën arriti në Bruksel në një vizitë dyditore, u takua me disa zyrtarë të lartë, duke përfshirë Presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel, presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, si dhe kreun e politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.
Eunews.al

