Thirrja e kancelarit austriak: Po hyjmë në valën e dytë, respektoni masat!
September 13, 2020



Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz deklaroi se vendi i tij është duke hyrë në valën e dytë të koronavirusit pas rritjes së numrit të rasteve të personave të infektuar. Austria brenda dy ditëve, të premten dhe të shtunën regjistroi 869 raste të reja me COVID-19, ndërkohë që më shumë raste kishte në Vjenë.
“Ajo që po e përjetojmë ne është fillimi i valës së dytë”, tha përmes një deklarate kancelari Kurz, duke bërë thirrje që njerëzit t’i respektojnë masat kundër përhapjes së virusit dhe t’i pakësojnë kontaktet sociale.
Në Austri nga koronavirusi kanë vdekur 750 persona, ndërsa janë infektuar më shumë se 33 mijë.
Eunews.al


Ndiqe
0 Comments