Temperaturat e larta, Balluku: Arrin në 24.6 milionë KW konsumi i energjisë
July 18, 2024
Temperaturat e larta që kanë përfshirë vendin prej disa ditësh e kanë çuar konsumin e energjisë elektrike në maksimum.
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, bëri të ditur se është arritur shifra e 24.6 milionë KW.
Balluku informoi se pavarësisht kësaj ngarkese, rrjeti i shpërndarjes dhe ai i transmetimit janë duke performuar në mënyrën më të mirë, falë investimeve.
Po ashtu, Balluku vlerësoi edhe kontributin e të gjithë skuadrave të cilat janë 24 orë në terren për të përballuar këto flukse maksimale.







