Suedi/ Inflacioni arrin normën më të lartë që nga viti 1990

13 Oct 2022 23:05
Shpërndaje:

Norma vjetore e inflacionit në Suedi u rrit në 10.8 për qind në shtator, niveli më i lartë që nga dhjetori i vitit 1990, njoftoi sot Enti Shtetëror i Statistikave.

Rritja e normës së inflacionit është rezultat i rritjes së çmimeve të energjisë elektrike, ushqimeve dhe pijeve joalkoolike, sipas të dhënave të institutit.

Çmimet e energjisë elektrike në shtator janë rritur me 54 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Çmimet e ushqimeve dhe pijeve joalkoolike u rritën me 16.1 për qind në bazë vjetore, që është rritja më e madhe që nga gushti i vitit 1981.

Reklamë Ola

Në bazë mujore, indeksi i çmimeve të konsumit të Suedisë u rrit me 1.4 për qind në shtator ndërsa në gusht rritja ishte 1.8 për qind.