×
Thursday, July 2, 2026

Studimi i CSIS: Lufta në Ukrainë ka shkaktuar mbi 2 milionë humbje ushtarake

July 2, 2026


Lufta në Ukrainë ka shkaktuar mbi 2 milionë humbje ushtarake në të dyja palët, ndërsa Rusia ka pësuar rreth 450 mijë të vrarë, sipas një studimi të publikuar nga Center for Strategic and International Studies (CSIS).

Raporti vlerëson se Rusia ka regjistruar rreth 1.4 milionë ushtarë të vrarë, të plagosur ose të zhdukur, ndërsa humbjet e Ukrainës llogariten mes 525 mijë dhe 625 mijë, përfshirë 125 deri në 150 mijë ushtarë të vrarë.

Sipas autorëve të studimit, Rusia po humbet trupa me një ritëm më të shpejtë sesa arrin t’i zëvendësojë. Raporti thekson se humbjet janë veçanërisht të larta në rajonet më të varfra të vendit dhe mes pakicave etnike.

Ekspertët vlerësojnë se gjatë muajve të fundit bilanci i humbjeve është përkeqësuar ndjeshëm për Moskën, kryesisht për shkak të përdorimit efektiv të dronëve nga forcat ukrainase, të cilët kanë kufizuar lëvizjen e trupave ruse përgjatë vijës së frontit.

Studimi identifikon si faktorë kryesorë të humbjeve të mëdha ruse strategjinë e konsumimit, taktikat e dobëta ushtarake, korrupsionin dhe moralin e ulët të trupave.

As Rusia dhe as Ukraina nuk publikojnë të dhëna zyrtare për humbjet ushtarake. Megjithatë, autorët theksojnë se vlerësimet e CSIS përputhen në masë të madhe me analizat dhe vlerësimet e shërbimeve inteligjente dhe institucioneve perëndimore.




Comments are closed.