×
E hënë, 18 Janar, 2021

Strategjia e BE-së për raportet me SHBA-në përfshin bashkëpunimin në Ballkan

2 Dhjetor, 2020

Komisioni Evropian ka miratuar në takimin e së mërkurës (02 nëntor) të kolegjit të Komisionarëve, një strategji për agjendën e re të raporteve transatlantike, më saktësisht raporteve mes Bashkimit Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Komisioni, në këtë dokument, nënvizon nevojën për bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara për të forcuar rendin multilateral botëror dhe për t’u përballur së bashku me sfidat e reja, nga përhapja e koronavirusit e deri tek forcimi i mbrojtjes dhe sigurisë.

Borrell: Nuk mund të jemi aktorë globalë nëse nuk i zgjidhim problemet në Ballkan
Në këtë agjendë strategjike të Komisionit Evropian përmendet edhe nevoja që BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara të vazhdojnë bashkëveprimin edhe në Ballkanin Perëndimor, sidomos në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

“Evropa i ka dhënë Ballkanit Perëndimor perspektivë të anëtarësimit në BE. Vazhdimi i partreritetit mes BE-së dhe SHBA-së dhe koordinimi i afërt në Ballkanin Perëndimor është thelbësor, posaçërisht në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës. Ne, duhet të punojmë së bashku për të mbështetur pajtimin, përmirësojmë qeverisjen dhe të shtyjmë përpara reformat kyçe”, thuhet në tekstin e strategjisë së Komisionit Evropian për raportet mes BE-së dhe Shteteve të Bashkuara.

Dialogu i Brukselit nën hijen e zhvillimeve të Gjykatës Speciale
Bashkimi Evropian planifikon që të mbajë një samit mes BE-së dhe Shteteve të Bashkuara në pjesën e parë të vitit 2021. Në BE, fitoren e Joe Bidenit në zgjedhjet presidenciale amerikane e shohin si një rast për të forcuar marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara dhe për të rritur bashkëpunimin në shumë fusha, përfshirë edhe ato që kanë të bëjnë me ruajtjen e mjedisit dhe tregtinë.

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka nisur më 2011 nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Ky dialog ka për qëllim normalizimin e plotë të marrëdhënieve mes dy vendeve. Së fundmi, Shtetet e Bashkuara kanë intensifikuar përpjekjet e tyre për të afruar palët drejt normalizimit të raporteve dhe në këtë kuadër, më 4 shtator, në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, Kosova dhe Serbia nënshkruan marrëveshje për normalizim ekonomik.

Eunews.al

Komente

avatar
  Ndiqe  
Me lajmëro për