×
Saturday, July 31, 2021

Stambolli pritësi i finales së Ligës së Kampionëve 2023

July 17, 2021

Organi drejtues i futbollit evropian UEFA ka bërë të ditur se finalja e Ligës së Kampionëve të UEFA-s 2023 do të mbahet në Stamboll.

UEFA në rrjetet sociale njoftoi se stadiumi i Stambollit “Ataturk Olympic” do të organizojë ndeshjen finale të Ligës së Kampionëve 2023.

Bordi ekzekutiv i UEFA-s po ashtu ka vendosur fillimi i sezonit të klubeve evropiane të sezoneve 2021-2022 dhe 2022-2023 do të mbahet në Stamboll.

Nga ana tjetër, Federata Turke e Futbollit, tha se “përzgjedhja e Turqisë si nikoqire e një ngjarje të jashtëzakonshme të fillimit të sezonit, siç është premiera e UEFA-s, përforcoi besimin në vendin tonë në organizimin e ngjarjeve ndërkombëtare”. 

Eunews.al

Comments are closed.