×
Monday, November 29, 2021

Stadiumi i rilindur i lojërave me dorë në Tropojë

November 19, 2021

Stadiumi i lojërave me dorë në Tropojë pas rikonstruksionit është në funksionon të apasionuarve pas sportit të qytetit verior.

Kryeministri Edi Rama publikoi sot pamje nga ky stadium, i cili iu rikthye banorëve të Bajram Currit me të gjitha hapësirat që iu kanë munguar prej kohësh.

“Mirëmëngjes dhe me stadiumin e rilindur të lojërave me dorë në Tropojë, një hapësirë sportive e standardeve evropiane, që reflekton ambicien tonë transformuese në funksion të çdo komuniteti, ju uroj një ditë të mbarë”, thekson Rama.

Në Bajram Curri janë bërë disa investime të rëndësishme, duke e bërë një nga qytetet më të bukura të Shqipërisë. Investime janë bërë edhe në infrastrukturën rrugore duke lidhur zona të rëndësishme turistike të rrethit. Gjithashtu janë bërë investime në ujësjellës, pasi Tropoja ka pasuri të shumta natyrore.

Eunews.al

Comments are closed.