Spanja me qeveri te re, Sanchez merr mbështetjen e Katalonjës
Spanja së shpejti do të ketë një qeveri. Pedro Sanchez do të udhëheqë koalicionin qeverisës midis socialistëve dhe anti-sistemit të krahut të majtë të Podemos të Pablo Iglesias, së bashku me nacionalistët Baskë të PNV-së. Drita jeshile për formimin e qeverisë ‘u ndez’ nga vendimi i djeshëm i Këshilli Kombëtar të së majtës indipendentiste katalane ERC, e cila miratoi me shumicë dërrmuese votën e abstenimit të 13 deputetëve të saj.
Ky vendim do të mundësojnë që Sanchez dhe qeveria e tij më në fund të marrë ‘besimin’ më 7 janar, mbas muajsh bllokimi dhe katër pale zgjedhjesh të parakohshme në katër vitet e fundit. Fushata e fundit zgjedhore ku Partia Socialiste e Sanchez mori 120 vende në Parlament, u dominua nga çështja e Katalonjës, ku partitë e të djathtës Vox, PP dhe Ciudadanos mbanin një qëndrim kundër tezës separatiste.
Megjithëkëtë në kushtet aktuale, ‘abstenimi’ i ERC-së që mundëson formimin e qeverisë do të ketë një çmim politik edhe për socialistët e Spanjës. Tashmë “konflikti katalanas” do të jetë objekt i një tryeze dypalëshe politike. Çka është e rëndësishme të theksohet është që kjo “tryezë të dyanshme të bisedimeve” nuk parashikon “veto” për asnjë propozim. Prandaj, supozohet, edhe një ri-propozim i mundshëm i “referendumit për vetëvendosje” të Katalonjës, pas asaj të thirrur në mënyrë të njëanshme nga Generalitat e Barcelonës e cila përfundoi me një seri arrestimesh dhe dënimesh, përfshirë atë të drejtuesit të Partisë së ERC, Oriol Junqueras.
Vendi tanimë do të ketë, mbas votimit të 7 janarit, për herë të parë në epokën demokratike post-Franko, një qeveri teresisht te zhvendosur në të majtë. Në votimin e parë të besimit të parashikuar në fundjavë, e cila kërkon një shumicë të cilësuar prej 176 deputetësh, votat e aleancës së majtë duket se nuk do jenë të mjaftueshme. Ndërsa në votimin e dytë e cila pritet të kalojë më 7 janar, në të cilën do të kërkohet një shumicë e thjeshtë, votat e nevojshme jane dhe se bashku me 13 votat abstenuese te ERC-se do të jetë vendimtare për formimin e qeverisë së kryesuar nga Sanchez.
Eunews.al