×
Tuesday, November 12, 2024

Situata në Bjellorusi/ Rama takon në Vjenë zv.sekretarin amerikan të Shtetit, Stephen Biegun

August 27, 2020


Kryeministri Edi Rama, pasi arriti pasditen e sotme në Vjenë, ka zhvilluar një takim me Stephen Biegun, zëvendëssekretar i Shtetit të SHBA-së.

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Vjenë ku nesër, në cilësinë e kryetarit të OSBE-së, do t’i drejtohet takimit special të Këshillit të Përhershëm mbi situatën në Bjellorusi.

Kryetari i Përgjithshëm i OSBE-së, Kryeministri dhe Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Edi Rama, do i drejtohet një takimi të veçantë të Këshillit të Përhershëm të OSBE-së për situatën në Bjellorusi,  në orën 10: 00, në Hofburg, Vjenë.

Kryetari Rama dhe kryetarja e radhës, Ministrja e Punëve të Jashtme të Suedisë, Ann Linde, propozuan një vizitë në Qeverinë e Bjellorusisë për të mbështetur një dialog të hapur dhe konstruktiv në vend.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments