×
Tuesday, May 13, 2025

Shqipëri, shërohen 620 persona të prekur nga koronavirusi

May 8, 2020


Në Shqipëri janë konfirmuar edhe 8 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), ndërsa numri i përgjithshëm i rasteve është rritur në 850, përfshirë edhe personat që kanë ndërruar jetë.

Sipas njoftimit nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, në 24 orët të fundit janë testuar 238 qytetarë të dyshuar si të prekur me COVID-19, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 8 qytetarë, ndërsa vazhdon të rritet numri i personave të shëruar.

“Gjatë këtij muaji është trefishuar numri i testimeve. Që nga fillimi dhe deri më sot janë kryer mbi 10 mijë testime dhe janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 850 qytetarë. 620 qytetarë tashmë janë shëruar. Në të gjithë vendin aktualisht janë 199 persona aktivë me COVID19”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Në të gjithë vendin deri tani janë kryer 10,044 teste, ndërkohë gjithsej 31 persona në Shqipëri kanë humbur jetën nga COVID-19.

Për shkak të COVID-19 në Shqipëri është shpallur gjendja e fatkeqësisë natyrore, ndërsa vazhdojnë masat si mbyllja e institucioneve arsimore, ndalimi i hyrjeve me vendet fqinje për udhëtarët, pezullimi i fluturimeve, pezullimi i transportit urban dhe kufizimi i lëvizjes së qytetarëve.

Nga data 27 prill, ka filluar zbatimi i strategjisë së rihapjes dhe lehtësimit të masave për qytetarët dhe bizneset, ndërsa prej datës 11 maj dhe 18 maj do të lehtësohen në aktivitetet e tyre një grup tjetër biznesesh.

Eunews.al

E

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments