Shpresa për një marrëveshje në samitin e BE-së për Fondin e Rimëkëmbjes



Pas katër ditësh dhe tre netësh të një samiti maratonë në Bruksel, 27 drejtuesit europianë shpresojnë të arrijnë sot në mbrëmje një marrëveshje për planin e rimëkëmbjes post-koronavirus, objekt i një beteje të ashpër mes vendeve të ashtuquajtura “kursimtare” dhe çiftit franko-gjerman.
“Etapat e fundit janë gjithmonë më të vështira, por jam besimplotë (…) Jam i bindur se një marrëveshje është e mundur”, deklaroi presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, i cili luan rolin e ndërmjetësuesit në këtë samit.
Shenjë e një negocimi intensiv mes delegacioneve të ndryshme, seanca plenare e 27 vendeve është shtyrë në mënyrë të përsëritur për të marrë parasysh kërkesat e njëri-tjetrit.
“Më në fund samiti filloi pak para orës 21:30”, njoftoi zëdhënësi i presidenti të Këshillit Europian, Barend Leyts.
Për të arritur në një kompromis, Michel do t’u paraqesë drejtuesve të BE-së një propozim të rishikuar për planin e rimëkëmbjes, më pak ambicioz se propozimi fillestar.
“Ky propozim është fryt i një pune kolektive shumë intensive”, konfirmoi ish-kryeministri belg.
Sipas një dokumenti të marrë nga AFP, ky propozim rishikon në ulje anën e subvencioneve në planin e rimëkëmbjes, 390 miliardë euro nga 500 miliardë parashikuar në fillim, për një kapacitet kredie prej 750 miliardë euro. Ky do të jetë borxhi i përbashkët që do të rimbursohet nga 27 vendet anëtare të Bashkimit Europian.
360 miliardë euro do të jenë të disponueshme për kreditë, të rimbursueshme nga vendet kërkuese.
Reduktimi i volumit të donacioneve është një gjest në drejtim të vendeve të ashtuquajtura “të kursyera” si Holanda, Suedia, Danimarka, Austria, të cilave iu iu bashkua edhe Finlanda.
Në disa raste, ata kërcënuan të shmangin këtë plan masiv për të mbështetur ekonominë, nga i cili do të përfitonin kryesisht nga vendet jugore, si Italia dhe Spanja, më të prekurit nga epidemia.
Unanimiteti i kërkuar i 27 e bën një marrëveshje të vështirë.
Eunews.al

