×
Sunday, April 19, 2026

“Në Mbrojtje të Demokracisë”, Rama në samitin e Barcelonës

April 18, 2026


Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në punimet e mbledhjes së katërt të samitit “Në Mbrojtje të Demokracisë”, që u zhvillua në Barcelonë, Spanjë. Kryeministri Edi Rama ndau sot foto nga takimet e zhvilluara gjatë vizitës në Barcelonë.

Në nisje të samitit, kryeministri Rama u prit nga kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, për të cilin theksoi se është “një udhëheqës i mençur e kurajoz dhe një mik i vyer me të cilin është privilegj të bashkëbisedosh”.

Punimet e samitit u përqendrua në tema kyçe si “Institucionet dhe multilaterizmi” si edhe “Dezinformimi dhe teknologjia digjitale”, ku një vëmendje e veçantë iu kushtua rregullimit të mjedisit digjital për të luftuar dezinformimin, forcimit te institucioneve demokratike dhe multilateralizmit, si dhe luftës ndaj pabarazive si themel për një demokraci të fortë.

Ditën e djeshme kryeministri Rama dhe delegacioni, vizituan Dhomën e Tregtisë së Katalonjës, një nga institucionet më prestigjioze ekonomike në rajonin e Katalonjës.




Comments are closed.