×
Wednesday, September 28, 2022

Shkodra nën ujë, Ilir Meta dhe Voltana Ademi ‘mbyten’ me verë

January 9, 2021

Ndërsa reshjet e fundit të shiut kanë shkaktuar përmbytje në disa qytete të vendit, presidenti Ilir Meta dhe Voltana Ademi po përmbyten me verë.

Në foton e siguruar nga Eunews.al shihet presidenti i vendit Ilir Meta sëbashku me kryetaren e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Adei duke drekuar dhe duke pirë verë të kuqe.

Nuk dihet nëse arsyeja e drekës së kreut të shtetit dhe kryebashkiakes, Ademi ka të bëjë me situatën e krijuar nga reshjet e fundit, ku qyteti i Shkodrës është një nga më të prekurit nga vërshim i ujrave, apo për ndonjë pazar politik, ku pak muaj na ndajnë nga zgjedhjet e 25 Prillit.

kujtojmë se Drejtori i Agjencisë Kombëtare për Mbrojtjen Civile, Haki Çako tha sot nga Shkodra se po punohet intensivisht në zonat e prekura nga përmbytjet si pasojë e reshjeve të shiut, ndërsa i bëri thirrje bashkive për të intensifikuar punën dhe për të hartuar një plan konkret masash.


Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments