SHBA, nënshkruhet në Shtëpinë e Bardhë marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë
September 4, 2020
Kosova dhe Serbia nënshkruan sot në Shtëpinë e Bardhë një marrëveshje për normalizimin ekonomik.
Në ceremoninë e nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje mori pjesë kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.
Marrëveshja u nënshkrua në prani të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.
Lajmi e bëri të ditur asistenti i presidentit Trump, Judd Deere.
“Presidenti Trump njofton se Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për normalizim ekonomik. Edhe një marrëveshje historike e arritur nga ky president, që e bën botën më paqësore dhe më presporuese”, ka shkruar ai në Twitter.
Eunews.al
Ndiqe
0 Comments