×
Friday, March 28, 2025

“SHBA mbështesin fuqimisht Shqipërinë në përpjekjet për të luftuar krimin e organizuar”

November 23, 2020


“Shtetet e Bashkuara mbështesin fuqimisht përpjekjet për të luftuar krimin e organizuar, dhe përpjekjet forcojnë rolin e shoqërisë civile në parandalimin e korrupsionit, krimit të organizuar dhe abuzimeve me të drejtat e njeriut”, deklaroi ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim në aktivitetin përmbyllës të projektit të Komisionit për Demokraci, “Ripërdorimi Social i Pasurive të Konfiskuara nga Krimi i Organizuar.

“Ripërdorimi shoqëror i pasurive të konfiskuara të krimit të organizuar është një shembull i përsosur se si këto përparësi janë të ndërlidhura dhe mbështesin njëra-tjetrën”, theksoi ajo.

“Jam e lumtur që jam pjesë e kësaj konference sot, e cila thekson ndikimin e organizatave të shoqërisë civile që punojnë në mënyrë efektive dhe me një avokim të patrembur. Kjo iniciativë që synon ripërdorimin e qëndrueshëm të pasurive të sekuestruara nga grupet e krimit të organizuar nga organizatat e shoqërisë civile është edhe inovative, në kohë dhe e nevojshme”, tha Kim.

“Ndërsa qeveria dhe institucionet e zbatimit të ligjit janë në ballë të luftimit të krimit të organizuar, shoqëria civile dhe qytetarët mund dhe duhet të luajnë një rol të rëndësishëm në të njëjtën luftë në mënyrën e tyre”, tha Kim.

“Ripërdorimi shoqëror i pasurive të konfiskuara të krimit të organizuar siguron një parandalim më efikas të krimit të organizuar, pasi aktivizon rritjen ekonomike dhe dinamikat e zhvillimit shoqëror përmes pjesëmarrjes shoqërore. Merr diçka që rrjedh nga një ndikim negativ në shoqëri dhe e kthen atë në një diçka pozitive”, u shpreh Kim.

“Ai demonstron mundësinë për të shndërruar fitimet e paligjshme në mundësi për të ndihmuar viktimat dhe komunitetet e prekura nga krimi i organizuar, dhe ndërton besimin midis qytetarëve dhe qeverisë”, nënvizoi Kim. 

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments