SHBA dhe BE drejt divorcit



Për më shumë se 70 vjet, aleanca transatlantike ka shërbyer si themel i
patundshëm i stabilitetit europian dhe mbështet vlerat e rendit perëndimor
të udhëhequr nga SHBA-ja. Në vitin 2020, duket se martesa është duke u
rimenduar në të dyja anët e Atlantikut.
Në fillim të kësaj jave, Bashkimi Europian nuk pranoi të përfshijë SHBA në
listën e tij të “vendeve të sigurta”, që do të thotë se udhëtarët amerikanë do
të jenë të padëshiruar brenda bllokut për të ardhmen e parashikueshme, për shkak të numrit të lartë të të infektuarve në SHBA. ista përfshin Kinën,
vendin nga e ka origjinën virusi, ndërkohë që SHBA është më vetëm se
kurrë, në momentin që bota ka nevojë për udhëheqjen e saj. Zyrtarët e BE këmbëngulin se vendimi nuk ishte politik dhe bazohej tërësisht në prova epidemiologjike, me shpresën se kjo do të qetësonte Presidentin amerikan Donald Trump, i cili ka sulmuar unionin europian në disa raste.
Sidoqoftë, zyrtarët në Bruksel e pranojnë privatisht se Brukseli e kishte
përjashtuar qëllimisht SHBA-në nga kjo listë. “Në të kaluarën, ne mund të
mos e kemi përfshirë Kinën në mënyrë që t’i bënim qejfin SHBA,” thotë një
diplomat i BE-së.
I bashkuar me përplasjet për udhëheqjen e dialogut Kosovë-Serbi, ky
incident është dëshmia e fundit e ndërprerjeje të marrëdhënieve
transatlantike. Nuk është sekret që Uashingtoni interesohet më pak në
çështjet europiane këto ditë. Dhe dihet që kombet europiane kërkojnë në
mënyrë aktive një autonomi më të madhe diplomatike nga Amerika.
Kjo është veçanërisht e vërtetë për 27 vendet anëtare të Bashkimit Europian. Një nga mënyrat sesi Brukseli mendon se mund të distancohet nga Uashingtoni është angazhimi me Kinën si partner strategjik dhe ekonomik, duke zvogëluar besimin e saj në njërën prej superfuqive të botës duke balancuar marrëdhëniet e saj me tjetrën.
Në vitet e kaluara, Brukseli ka marrë armët për çështje të mëdha
ndërkombëtare, por me ardhjen e Trump duket se nisën edhe “procedurat e
divorcit”. Ai braktisi Marrëveshjen e Klimës në Paris, marrëveshjen
bërthamore të Iranit, 5G-në, duke e shtyrë Europën në krahët e Kinës.
“Duke ditur të dhënat e Kinës, si ka vepruar gjatë pandemisë dhe qëndrimin e Shtëpisë së Bardhë, unë mendoj se në një botë tjetër do ta kishim mbajtur Pekinin larg”, thotë diplomati. Bota tjetër që ai i referohet, është bota para se Trump të merrte detyrën.
Një zyrtar i Brukselit i cili punon në politikën e jashtme të BE, por nuk është
i autorizuar të flasë në lidhje me procesverbalin, tha se zhvlerësimi i Europës si përparësi gjeopolitike filloi nën ish-presidentin amerikan Barack Obama. “Obama nuk kishte aq interes të madh për Lindjen e Mesme sa presidentët e mëparshëm, gjë që është gjeografikisht më shumë një problem europian. Dhe ai po zhvendoste përparësitë e tij nga Evropa në Kinë dhe Azi,” tha zyrtari.
Sidoqoftë, vëzhguesit pranojnë se aleanca është tensionuar gjatë katër viteve të kaluara dhe do të përkeqësohet akoma nëse Donald Trump mund ishzëvëndëspresidentin Joe Biden në zgjedhjet e këtij viti në SHBA.
“Trump e konsideron BE-në, veçanërisht Gjermaninë, një rival ekonomik
dhe tregtar, gjë që do të thotë se mund të priten tensione kur ai të marrë një
mandat të dytë”, thotë Velina Tchakarova, eksperte nga Instituti Austriak
për Politikat Europiane dhe Sigurinë.
Ajo thotë se ndërsa BE po ndërmerr hapa drejt “ndërtimit të një autonomie
më të fortë në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes”, Trump përpiqet të “minojë
përpjekjet e tilla përmes sulmeve të tij ndaj anëtarëve europianë të NATO-s,
si dhe përmes masave ekonomike dhe tregtare”.
Zyrtari i Brukselit shpjegon se shkëputja e Trump nga bashkupunimi i
përbashkët për çështje të mëdha ndërkombëtare si Irani dhe fakti që SHBA
po merr më pak përgjegjësi në sigurinë europiane ka nxitur europianët të
bejnë një hap larg nga Amerika.
Sipas Brukselit zyrtar, administrate armiqësore e SHBA-së që po përpiqet të
shmangë bashkëpunimin me europianët. “Problemi është, zyrtarët në
Uashington që duan të punojnë me Europën nuk e kanë mandatin nga
qeveria të përfshihen në bisedime serioze. Ata janë angazhuar aq sa
munden, por nëse Trump do të marrë një mandat të dytë, atëherë ne jemi
vërtetë në telashe”, thotë Tchakarova.
Kjo, sipas saj, është arsyeja pse “institucionet e BE-së dhe udhëheqësit e
vendeve anëtare shpresojnë që Joe Biden do të zgjidhet në nëntor, pasi ai
është në favor të globalizmit dhe pritja është që ai të forcojë lidhjet midis
SHBA dhe Europës.
I pyetur nëse BE-ja mund të shkëputet larg lidhjeve të saj historike me
SHBA, një zëdhënës i Departamentit të Shtetit tha: “Shtetet e Bashkuara dhe
BE ndajnë një partneritet të fortë dhe të qëndrueshëm të bazuar në vlerat e
përbashkëta demokratike dhe qeverisjen, respektimin e të drejtave të njeriut dhe sundimi i ligjit, lidhjet e thella ekonomike dhe një angazhim për
prosperitetin dhe sigurinë transatlantike. Ky partneritet i gjatë është jetik
pasi ne koordinojmë në një mori përpjekjesh ndërkombëtare.
Sidoqoftë, as një fitore e mundshme e Biden nuk do të siguronte zgjidhje të
shpejtë për partneritetin transatlantik. “Pyetja nuk është në të vërtetë nëse
mund ta ktheni marrëdhënien atje ku ishte, por nëse mund t’i bindim
SHBA-të që të ri-bashkohen në rendin perëndimor”, thotë diplomati i BE.
“Shtyllat gjeopolitike të SHBA-së dhe BE-së në Azi, Lindjen e Mesme dhe
tregtia kanë filluar njëkohësisht. Ne mendojmë se Perëndimi duhet të jetë
drejtues si një i vetëm.”
Dhe edhe sikur Biden të kthehej në politikën e epokës së Obamës për
Europën, nuk ka asnjë garanci që brenda katër viteve të tij ai nuk do të
zëvendësohej nga dikush edhe më radikal se Trump. “Ndryshimet thelbësore që po ndodhin në SHBA me siguri do të mbeten dhe ne duhet të
përshtatemi, duke bërë më të mirën e marrëdhënies që mundemi. Këto
ndërrime, ato janë strukturore dhe ato nuk bazohen vetëm në një person,”
thotë zyrtari i Brukselit.
Sidoqoftë, fakti që Europa po kërkon një vend të ri në skenën botërore pasi
roli global i SHBA bëhet më i paparashikueshëm, mund të shihet vetëm si
një lajm i mirë për ato që këto fuqi botëtore që duan ta shohin perëndimin të ndarë./ CNN.
Eunews.al
