×
Saturday, March 6, 2021

SHBA, 91.000 të infektuar me COVID-19 në 24 orët e fundit

October 30, 2020

Mbi 91 000 janë rastet e reja me koronavirus në SHBA, sipas shifrës së re të përditësuar nga universiteti ”John Hopkins” për 24 orët e fundit.

”Kjo është një shifër rekord, më e larta që nga fillimi i pandemisë”, theksoi ky universitet.

”Mendoj se një vaksinë do të jetë e sigurt dhe efikase rreth fundit të nëntorit ose në fillim të dhjetorit”, deklaroi imunologu, Anthony Fauci, zyrtari më i njohur dhe më autoritar i grupit të punës së Shtëpisë së Bardhë kundër COVID-19.

”Megjithatë, pyetja që ngrihet është pasi të kemi një vaksinë të sigurt dhe efektive, ose më shumë se një, se si do të bëjmë për ta çuar atë tek njerëzit që kanë nevojë sa më shpejt të jetë e mundur”, theksoi ai.

Eunews.al

Komente

avatar
  Ndiqe  
Me lajmëro për