×
Tuesday, January 21, 2025

Sassoli: Shqipëria po zbaton reformat kyçe, të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare

March 1, 2021


Presidenti i Parlamentit Evropian, Davide Sassoli, pas takimit me kryeministrin Edi Rama ka bërë një reagim në twitter. Zyrtari i lartë i BE thekson se Shqipëria po zbaton reformat kyçe për integrimin në Bashkimin Evropian, ndaj sipas tij, PE mbështet caktimin e datës për konferencën e parë ndërqeveritare.

“Takim i shkëlqyer me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Shqipëria po zbaton reformat kryesore në rrugën e integrimit në BE. Prandaj shpreha mbështetjen e PE për caktimin e datës për konferencën e parë ndërqeveritare. BE është gjithashtu e gatshme të ndihmojë në luftën kundër Covid-19”, është shprehur Presidenti i PE.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments